Një grua, e cila pretendon se e ka tradhtuar ish-i dashuri, ka gjetur një mënyrë se si të hakmerret ndaj tij. Mamaja që nuk ka dashur që të tregojë identitetin e saj, ka lënë te makina e tij një lodër seksi.

Makina ndodhej e parkuar jashtë një supermarketi “Morrisons”, e madje i kishte lënë edhe një shënim. Gruaja në fjalë ka treguar se i la vibratorin që ai i kishte bërë dhuratë në fillim të lidhjes së tyre.

Mamaja, e cila dëshironte të mbetej anonime, vuri gjithashtu një shënim të zgjuar pranë vibratorit për të cilin ajo thotë se ishte një dhuratë nga ai në fillimin e lidhjes së tyre.

“Dhuratë qesharake që një burrë që tradhton i bën të dashurës së tij. Mos luani kurrë me femra inteligjente. Thjesht kthej dhuratën e mrekullueshme”, shkruhej në shënimin e lënë te makina.

Mamaja, nga Solihull, West Midlands, e ngjiti lodrën dhe shënimin në xhamin e përparmë të mjetit të parkuar jashtë dyqanit Morrisons, të qytetit në George Road.

“Ishte dhurata e parë që më bëri gjatë marrëdhënies sonë. Doja ta ktheja në një mënyrë që njerëzit të shohin se tradhtia tregon mungesë karakteri”, tha ajo për “BirminghamLive”.