Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë më në fund publike dhe zyrtare lidhjen e saj të re me regjisorin e njohur, Romain Gavras.
Ylli i muzikës u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë së bashku me partnerin e saj.
Në rrjet nisi menjëherë të flitet për ish-in e Duas, Anwar Hadid, që nisi të bënte disa statuse të çuditshme që njerëzit mendonin se i dedikoheshin këngëtares dhe partnerit të ri.
Ai i mohoi të gjitha fjalët, por fotot e tij të fundit tregojnë ndryshe. 23-vjeçari është fotografuar në rrugët e New York City-t dhe dukej tepër i zymtë.
Njerëzit besojnë se pavarësisht faktit që e mohoi, Anwar vazhdon të vuajë humbjen e Duas, madje tanimë që ajo ka një partner të ri, dhimbja i është thelluar akoma më shumë.