Faton Shoshi është i njohur për publikun shqiptar jo vetëm si ish-menaxheri i disa prej artistëve të njohur shqiptar por gjithashtu si ish i dashuri i Era Istrefit.

Faton Shoshi dhe Era Istrefi shijuan një marrëdhënie disavjeçare me njëri tjetrin por pas disa mosmarrëveshjeve si nga ana profesionale ashtu edhe ajo personale, ata i dhane fund lidhjes së tyre në vitin 2016-të.

Ndërkohë qe prej kohësh emri i tij nuk ishte përmendur në media, së fundmi menaxheri po përflitet për nje tjetër marrëdhënie dhe behet fjalë për këngëtaren Mbresa Hajrullahun.

Sipas spekulimeve që po qarkullojnë në media, dyshja po shijon një dashuri mjaft intensive prej dy muajsh dhe duket se gjërat kanë marrë një drejtim serioz.

Në fotografitë që janë shpërndarë në mediat online, çifti shihet teksa janë duke bëre shopping në një qendër tregtare në Shkup.