Lorenc Hasrama ish-i i Keisi Medinit? Që kur këngëtari i njohur u bë pjesë e “Big Brother VIP2”, ky ka qenë lajmi që ka bërë bujë gjithandej.

Në rrjet shpërthyen komentet se Lorenci në të shkuarën ka pasur një marrëdhënie me Keisi Medinin, me ndjekësit të cilët shfaqen të bindur në “teorinë” e tyre.

Ky pretendim u tha gjithashtu gjatë videove live të personazheve të ndryshëm që komentojnë “Big Brother” dhe më pas u përhap nga njerëzit në rrjete sociale.

Në lidhje me këtë çështje së fundmi ka reaguar babai i Keisit, Sabiani.

“O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëprerë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët”, shkruan këngëtari i njohur në një postim në “Instastory”.