Monica Bellucci thyen heshtjen pas ndarjes nga Tim Burton dhe fjalët e saj të para janë një deklaratë e vërtetë dashurie për regjisorin me të cilin punoi për tre vjet. E intervistuar nga “Vogue Italia”, aktorja e famshme italiane u shpreh:
Ka shtigje që në një pikë të caktuar kryqëzohen në një udhëtim që vazhdon përgjithmonë. Rruga e Timit dhe e imja kryqëzohen, udhëtojnë së bashku dhe pastaj ndahen përsëri. Por, për sa kohë që unë jetoj, Timi do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time.
Historia e dashurisë së Monica Bellucci-t dhe Tim Burton-it filloi në vitin 2022 e ka mahnitur audiencën që nga fillimi. Në çdo ngjarje publike, së fundmi këtë verë në Festivalin e Filmit Giffoni për premierën e sezonit të dytë të “Mercoledì”, të dy janë dukur gjithmonë të afërt, bashkëpunëtorë e thellësisht të dashuruar.
Dashuria në moshën 60 vjeç është një takim shpirtrash, deklaroi Bellucci kur mori Globin e Artë për Arritje Gjithëpërfshirëse vitin e kaluar.
“Me shumë respekt dhe dashuri të ndërsjellë, Monica Bellucci dhe Tim Burton vendosën të ndaheshin”. Me këtë deklaratë të dhënë për agjencinë AFP, regjisori amerikan dhe aktorja italiane njoftuan ndarjen e tyre pas tre vitesh dashurie. Tim Burton dhe Monica Bellucci kanë qenë gjithmonë shumë privatë dhe e kanë jetuar marrëdhënien e tyre larg vëmendjes mediatike, duke i rezervuar daljet e tyre si çift vetëm për raste zyrtare.