Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Albi Buzai, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Së bashku me të në studio ishte edhe partnerja e tij, Xhesiana Zahoaliaj.
Gjatë kësaj interviste, ata kanë zbuluar detaje nga marrëdhënia e tyre në çift. Të pyetur nga moderatorja e njohur se si nisi kjo njohje, Albi dhe Xhesiana u shprehën se ka qenë një ditë me shi në kafenetë e Tiranës.
Edhe pse kanë disa muaj që bashkëjetojnë, vendimi për t’u fejuar dhe për ta çuar marrëdhënien e tyre në një nivel më serioz, erdhi nga Albi. Ky i fundit i ndau bindjen se ka gjetur mrekullinë e jetës.
Nga ana tjetër, Xhesiana pohoi gjithashtu se ishte tepër xheloze për Albin, pasi i shkruanin gjithë kohës në mesazhe për të.
Por jo vetëm kaq, pasi dyshja shtoi se kanë një raport shumë të mirë familjar, sakaq prindërit e Albit e surprizuan Xhesin me një videomesazh ku i kërkonin tashmë një beb.