Ish konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi dhe partnerja e tij gjermane janë në pritje të një djali, pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre të parë në vitin 2023.

Momenti i zbuluar për publikun u realizua përmes një feste të veçantë për gjininë e bebit, ku ngjyra blu shpërtheu gëzimin dhe entuziazmin e çiftit.

Prej kohësh ish-konkurrenti Beart Rexhepi ka ndërtuar larg mediave, pas tërheqjes nga skena publike në Kosovë dhe Shqipëri.