Ish-konkurrentja e “Përp’puthen”, Antonela Koçi, ka marrë së fundmi një nismë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Nisma e saj është për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë “single”.

Antonela ka krijuar një agjenci në internet, ku të gjithë kanë mundësi që të gjejnë “njeriun e zmerës”, thjesht duke dërguar të dhënat. Por si është e mundur një gjë e tillë?

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit’, ku ka treguar disa detaje se si ndodhin këto njohje. Gjithashtu Koçi theksoi edhe çështjen e tarifës.

 “Menduam që faza fillestare e regjistrimit të jetë falas, pastaj kur të ketë dikë konkret atëherë vendosëm të kemi një tarifë. Por edhe njohja vetë kushton pasi për shembull do e njohësh në jetën e natës kushton. Në këtë mënyrë kushton më pak”, tha Antonela.

Kjo e fundit shtoi se “agjencia është hapur para një muaji dhe jemi përpjekur që ti ngrohim njerëzit dhe ti afrojmë pasi kanë komplekse”.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se kjo iniciativë nisi më shumë si nevojë “pasi herë pas herë në shoqëri vajzat dhe djemtë ankoheshin hë na prezanto ndonjë se nuk po na pëlqejnë”.