Ish-e dashura e Johnny Depp, Kate Moss, është duke u përgatitur që të japë dëshminë e saj në gjyqin e shumëpërfolur mes aktorit të famshëm dhe ish-gruas së tij, Amber Heard.
Modelja e famshme, e cila rrallë flet për jetën e saj private, ka thënë më herët se i urren intervistat. Ndërkohë tani Moss do të dëshmojë publikisht në mbështetje të ish-të dashurit dhe pritet të mbyllë pretendimin e Heard se Depp dikur e shtyu kate nga shkallët.
Dëshmia e Moss mund të jetë kundër Heard dhe do t’i japë një shans ekipit të Depp, për të shuar thashethemet për marrëdhënien e tyre – një mundësi që u shfaq vetëm pasi vetë Heard e nxori Mossin në gjykatë.
“Daily Mail” shkruan se 48-vjeçarja ka folur gjithmonë mirë për aktorin e famshëm të Hollywood-it dhe kuptohet se është gati të japë një dorë ndihmë në rastin tij.
Romanca e tyre nisi në vitin 1994 dhe zgjati tre vjet dhe u komentua gjerësisht në media. Dyshja u bë shumë shpejt një nga çiftet më të përfolura në vitet ’90, përpara se të ndaheshin në 1997-n.
Gjatë kohës kur ata ishin bashkë, Depp dhe Moss u panë shpesh duke bërë udhëtime romantike rreth globit dhe ishin krah njëri-tjetrit në ngjarje të rëndësishme.
Por marrëdhënia e tyre kishte gjithashtu edhe një anë më të errët që e përfshiu çiftin në skandale dhe polemika. Si pasojë, ata u kthyen në kryefjala e mediave të huaja.
Ata u kapën njëherë duke bërë debat të ashpër me njëri-tjetrin, e madje Depp është edhe arrestuar pasi e kishte hedhur poshtë në një dhomë hotele. Pavarësisht nga përplasjet ata qëndruan së bashku tre vite.
Ishte viti 1997 kur ata i dhanë fund lidhjes dhe Depp në atë kohë shprehej se u përpoq që të balanconte orarin e tij të ngjeshur të punë me marrëdhënien e tij. Ndërkohë Moss tha më vonë ndarja e kishte lënë të shkatërruar për vite.