Moderatori i emisionit më të ndjekur të momentit në Kosovë, “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, ditë më parë ishte i ftuar në emisionin “NIN”, ku rrëfeu gjithçka nga jeta dhe karriera e tij.
Ndër të tjera, ai foli edhe për lidhjen e tij me ish-të dashurën dhe djalin e tyre, intervistë që duket se u bë shkak që Egesta të reagojë fuqishëm në rrjetet sociale.
“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ishpartneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ish-partnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, u shpreh moderatori.
Në lidhje me marrëdhënien e tyre aktuale, ai tregoi: “Ka një kohë që s’e kam parë, normal që edhe mërzitem, edhe kush ka evlad e din këtë pjesë. Mundohem me kalu në mënyra të ndryshme virtuale për me afru, kur e kam larg, është një vjet e gjysmë, ka filluar t’i bëjë ato veprimet e Meritonit. Mua më dhemb më së shumti për djalin kur të rritet edhe i merr vesh disa gjëra, edhe munden me lëndu, për shembull një veprim i tillë, një veprim i mamit të vet që e ka bërë gabim dhe për këtë arsye mundohem që mos të bëj ndonjë veprim të gabueshëm në lidhje me familje që mbas 10 viteve, Loari kur të rritet, Loari të thotë: ‘Këqyr babi paska bërë diçka gabim në lidhje me mamin tim ose me mua”.
Por në lidhje me këtë rrëfim, ja ku shfaqet ish-partnerja për të rrëfyer version e saj të situatës. Mbrëmjen e së martës, ish e dashura e Meritonit, Egesta, tregoi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohet aspak për djalin.
“Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij.
Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo
Në postimet në vazhdim, Egesta ka theksuar se djali i tyre nuk merr as pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, duke i bërë thirrje të mos ia përmendë më emrin nëpër intervista.
“Ndërkaq që Meritoni nëpër media e përmend që mundohet për të dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrinë tri vetura të parkuara e deri më tani asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij për asnjë ditëlindje të paktën dhe vazhdon kështu me gënjeshtra t’i bindë të tjerët.
Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore nga Meritoni, të cilin kur e ka lënë familja, puna, shoqëria anash, i dola unë në ndihmë për vite me radhë, e ai këtë femër mundohet ta përulë e ta poshtërojë publikisht në vendin ku ai kthehet te ish-puna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar më së keqi duke menduar se me të përulur një femër e ngriti veten”, ka shkruar ajo.