Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Melisa Lleshi, ka bërë një rrëfim personal në “S’e Luan Topi”. Në këtë intervistë , ajo ka zgjedhur të flasë hapur për periudhat më të vështira të jetës së saj, duke prekur tema delikate si traumat e fëmijërisë dhe sfidat me shëndetin mendor pas famës.
Melisa tregoi se një nga plagët më të rënda që ka mbajtur brenda vetes lidhet me përjetime të vështira që nga fëmijëria, përfshirë edhe episode të ngacmimit seksual, të cilat kanë ndikuar thellë në gjendjen e saj emocionale ndër vite. Ajo theksoi se përballja me këto trauma nuk ka qenë aspak e lehtë dhe ka kërkuar shumë forcë dhe punë të vazhdueshme me veten. Në rrëfimin e saj, ajo ndalet edhe te periudha pas daljes nga “Për’puthen”, kur fama e papritur dhe presioni publik e çuan drejt një gjendjeje të rënduar psikologjike.
Pjesë nga intervista:
Melisa: Isha në fazat e para të depresionit dhe kam kaluar gjëra që nuk dua ti ndaj me të tjerët. Unë arrita dhe mora ndihmë profesionale, kam punuar dhe vazhdoj të punoj me pjesën e shëndetit mendor, qoftë me pjesën shpirtërore timen. Ishte një ngarkesë shumë e madhe dhe unë nuk isha përgatitur, nuk isha gati ta përballoja.
Erjona Rusi: Ama në atë pjesë terapie me psikologun ti arrite ta përjetoje sërish atë moment delikat
Melisa:Truri im hyri në gjendje shock-u dhe unë edhe sot nuk mbaj mend shumë gjëra nga fëmijëria dhe përgjatë terapive që kam bërë mua më dukej makth dhe thoja ky është iluzioni im dhe e kisha fshirë nga memoria dhe më është dashur ta konfirmoj me një të afërmen time, me të cilin e kisha ndarë shumë vite përpara.
Erjona Rusi: Bëhet fjalë pak a shumë për t’ja shpjeguar edhe publikut, për një ngjarje që ti ke kaluar kur ishe pak a shumë 5-6 vjeç, një ngacmim seksual nga një burrë i rritur.
Melisa: Kur e kam ndarë në atë kohë këtë gjë kam bërë shumë mirë që e kam treguar, por mendoj se akoma nuk e kisha zgjidhur. Në mendjen time kisha personin, ditën, orën kur kishte ndodhur ngjarjen, tepër reale për të qenë iluzion. Dhe kur ja tregoja shoqes time ajo vetëm ka qarë nuk dinte të thoshte po apo jo. Psikologia më tha që ti duhet të përballesh me ngacmuesin tënd dhe unë e bëra, shkova u përballa. Kjo gjë më ka ndihmuar shumë dhe kuptova se kisha përballë një person që nuk e kuptonte dhe nuk dinte çfarë kishte bërë. Ishte një njeri shumë i cekët nga pikëpamja intelektuale sepse nuk kuptonte çfarë kishte bërë.
Erjona Rusi: Si të bëri të ndihesh kjo përballje?
Melisa: U ndjeva shumë e çliruar nga kjo përballje, nuk e di sa shumë kam qarë, ana shpirtërore është shumë e rëndësishme, me peshonte në shpirt kjo gjë, sado që unë thoja e kam falur, ishte si ta nxirrja shpirtin dhe ti thoja atij urdhëro merre tani, hoqa një barrë që më peshonte shumë në shpirt.
Erjona Rusi: Kishe ndonjë ndjenjë hakmarrjeje ndaj tij?
Melisa: Jo kurrë se kam pasur këtë gjë, për ta denoncuar ndoshta duhet ta kisha bërë më vonë, por ndoshta unë thjesht u mësova duke e shtypur dhimbjen time dhe s’duhet bërë kjo gjë sepse çdo dhimbje shfaqet, del në një moment të caktuar sado që ti e shtyp. E mira është të veprosh në moment, qofte edhe duke ja treguar prindit, unë nuk e bëra.
Erjona Rusi: A ta ka ndikuar jetën kjo traumë?
Melisa: Po ma ka ndikuar, edhe në lidhjet e dashurisë kam qenë mosbesuese, më e frikësuar, më agresive.
Erjona Rusi: Dashje pa dashje edhe unë e përjetova këtë, por me sa kuptoj, ti e ke shëruar veten, me ndihmën e psikologun ti e ke kaluar këtë traumë.
Melisa: Unë fola këtu për një version të Melisën të para 3 viteve, përgjatë kësaj kohe unë jam përmirësuar shumë dhe kam marrë frenat e vetes dhe vazhdoj e bëj këtë gjë.
Erjona Rusi: A e ke gjetur dashurinë këto vite? Në një intervistë vitin e kaluar ke thënë që jam vetëm dhe më e lumtur se kurrë dhe mbaj mend që Edi Manushi kërkonte një burrë për ty?
Melisa: Ai gjithmonë atë muhabet ka dhe gjithmonë me thotë s’ka mundësi, ti e ke dikë patjetër, por ti se tregon. Unë e lumtur jam dhe dihet që dashuria të lumturon edhe më shumë, por nuk mund të them që jam e trishtuar, jam e rrethuar me dashuri.
Erjona Rusi: A beson tek dashuria, që do ta gjesh një dashuri të madhe ndoshta jashtë, por edhe këtu në Top Channel?
Melisa: Mendoj se dashuria do më gjejë mua, kur e kërkojmë nuk del, prandaj them gjithmonë dashuria të gjen, nuk ke nevojë ta kërkosh. Jam mësuar shumë kohë vetëm dhe se di se si mund të mësohem me një burrë, ky është halli im.
