Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Ola Zenelaj, ka qenë pjesë e rubrikës, “Të Guximshmit” në “E Diell”.

Teksa po ecnin në këmbë nga Valbona për në Theth, moderatorja Irini Meçe e ‘ngacmoi’ pak Olën. Ajo i kërkoi ish-banores që të tregonte për publikun një ëndërr që ua kishte thënë atyre më para.

Ola tha se kishte parë sikur kishte hyrë sërish në “Big Brother VIP”, por që kësaj radhe ishte ndryshe.

E pyetur nga moderatorja nëse do donte të ishte edhe një herë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por kësaj radhe nga fillimi, Zenelaj tha ‘pse jo.

Pjesë nga biseda:

Na trego pak për ëndrrën e bukur që ke parë…

Dy ditë para se të vija këtu kisha parë në ëndërr sikur isha futur prapë në Big. E pashë dhe ishte pak më ndryshe, nuk e di pse ishte bërë Big-u çifte-çifte.

Ishe çift ti?

Po, por se mora vesh se me kë isha. Më duket se nuk ishin çifte partner, por edhe çift shoqëror. Më duket se isha me një vajzë, e kam si të turbullt, por nuk e mbaj mend kë.

Domethënë është dëshira të rifutesh, ndoshta nga fillimi këtë herë?

Pse jo, unë i kam qejf aventurat mesa duket.