Mbrëmjen e djeshme, Egli dhe Gjesti kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin në sauna, ku kanë bërë biseda të ndryshme.

Ditën e sotme, teksa ndodheshin të dy jashtë, Gjesti i tha banores se kishte qejf të lahej me të në sauna, por ajo ishte larguar.

Egli i thotë se kanë qëndruar 6 orë aty dhe se në 10 minutëshin e fundit do të bënte namin ai.

“Ike ti se unë isha duke u nxehur. Desha me hy me u la brenda aty. Çfarë qejfi me u puthë aty, ça ambienti i mirë është, seriozisht”, i përgjigjet Gjesti.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Doja të lahesha me ty në sauna, po ti ike

Egli: Ika? Ndenjëm 6 orë në sauna

Gjesti: Ike zemër

Egli: Tek ai 10 minutëshi i fundit do bëje namin ti

Gjesti: Ike ti se unë isha duke u nxehur

Egli: Vërtetë duke u nxehur ishim, se veç duke u zënë ishim

Gjesti: Jo, duke u nxehë.

Egli: Po, po

Gjesti: Desha me hy me u la brenda aty. Çfarë qejfi me u puthë aty, ça ambienti i mirë është, seriozisht.