Këngëtari i njohur, Mirdon Pacolli, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka rrëfyer si është njohur me bashkëshorten e tij.

“Ka qenë interesante kjo pjesa e njohjes. Jemi njohur në një qendër spitalore. Ajo ishte mjeke”, tha këngëtari, i cili shtoi:

“Unë e kisha në rrjete sociale. Dhe përfundova në spital për një ndërhyrje kirurgjikale. Unë isha pacienti dhe e luajta pak atë lojën e gjynahit, edhe pse nuk kisha shumë nevojë”.

I pyetur ‘nëse ishte dashuri me shikim të parë?’, Mirdon Pacolili u përgjigj:

“Unë isha në gjendje jo të mirë, jo shëndetësore, por isha me pizhame dhe flokët e çrregullt. Nuk e kam menduar që ka për të pasur diçka. Thashë po kaloj kohën, këto 2 orë në spital, po bëj shaka dhe nuk i dihet, ndoshta kur të më shohë ndryshe do të ndryshojë mendje (qesh). Por ja që ndodhi”.