I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari Mirdon Pacolli. Ai ka bërë një rrëfim të sinqertë mbi jetën familjare, karrierën dhe jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
Kur vajza jote ka ardhur në jetë, ke qenë prezent në sallë?
Po, në sallë kam qenë. Unë realisht nuk doja të futesha në sallë, në mënyrë absolute. Një doktoreshë aty nuk e di çfarë më bëri, ma mbushi mendjen dhe vetëm kur e pashë veten në sallë. I thashë doktoreshës: Po të njoftoj që duhet të kujdesesh më shumë për mua në këtë rast. Pastaj filluan ato proceset dhe më pyet doktoresha si jam. I thashë: Pyet Elmedinën si është, jo mua. Jo, tha, se Elmedina ka anestezi, po ti si je?
Si u ndjeve kur more vajzën në duar?
Nuk e mora në duar, nuk pata forcën. Kur i dëgjova zërin duke qarë, edhe doktorëve u hapa pak punë se nuk dinin si të vepronin. Se vajza normal do qante, ajo ishte bebe e porsalindur, por po të njëjtin zë e lëshoja dhe unë. Qante vajza andej, qaja unë këtej. Por vajza u ndal së qari pas përqafimit të nënës, kurse unë nuk ndaloja. Ishte ndjenjë e papërshkrueshme. /TAR/


