Xheneta Fetahu ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ka publikuar në rrjetet sociale pamje të automjetit të saj të dëmtuar. Në fotografinë e shpërndarë në Instagram Story, duken dëmtime dhe gërvishtje të mëdha në pjesën anësore të makinës. Fillimisht, pa dhënë detaje rreth ngjarjes, Xheneta e shoqëroi foton me një mesazh që tregonte frikën e përjetuar:

“Moti s’jam tut si sot! Inshallah mi ka marr të këqijat.” Më vonë, Xheneta ka sqaruar se ka pësuar një aksident automobilistik në Tiranë. Ngjarja duket se e ka frikësuar ndjeshëm, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime. Megjithatë, Xheneta ka bërë të ditur se është mirë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.