Ajo është një ndër artistet më të dashura të muzikës shqiptare. Është fjala për Melinda Ademim, e cila brenda një kohë shumë të shkurtër arriti që të bëjë për vete publikun.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, ajo e ka nisur karrierën e saj në moshën 16-vjeçare në spektaklin e famshëm “American Idol”.
Në performacën e parë ajo performoi përballë aristëve ndërkombëtarë, ndër to edhe Jennifer Lopez, e cila i dha një PO të madhe, por fatkeqsisht nuk arriti të shkonte shumë larg, për ta provuar sërish dhe prekur gjysëm finalen.
Kujtojmë se pas një mungese të gjatë në muzikë për shkaqe personale, Melinda Ademi u rikthye sërish me një projekt të ri. Para 4 ditësh reperja publikoi këngën “Qa din ti”, që u prit mjaft mirë nga publiku. Deri më tani kjo këngë numëron mbi 2 milionë klikime në “Youtube” dhe sigurisht që do të jetë pjesë e listës së hiteve të verës së këtij viti.