Prej disa kohësh po përflitet për një ndarje të mundshme mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit. Kjo u diskutua një ditë më parë në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”.

Në një moment Nevina Shtylla pyet gazetaren Klotilda Harka, nëse ka ndonjë informacion për këtë. Fillimisht ajo u shpreh se ‘nuk dua të përgjigjem për këtë’.

Këtu ndërhyn pastaj Meridian Ramcaj, i cili u shpreh: “Ishte diçka e pritshme”.

Pjesë nga biseda në “Trotuar”:

Nevina: Ka patur aludime për ndarjen e Meritonit dhe Ilnisës. Klotilda ke ndonjë informacion për këtë?

Klotilda: Mund të përgjigjet Meridiani

Nevina: Pse?

Klotilda: Nuk dua të përgjigjem për këtë

Meridiani: Se paska pritur Klotilda. Nuk e prisje ti Klotilda?

Klotilda: Jo, jo, patjetër që e prisja

Meridiani: Ishte diçka e pritshme

Klotilda: Madje u duk sikur zgjati shumë.

Kujtojmë se kur ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatoret e ‘ngacmuan’ Ilnisën në lidhje me partnerin e saj, pasi ata nuk ndiqeshin më në “Instagram”.

 “Në një shtëpi jemi, edhe zihemi”, tha shkurt gazetarja.