Kur bëhet fjalë për paraqitjet e personazheve të famshëm në Met Gala, fansat zakonisht kanë shumë për të thënë për veshjet e tyre. Por këtë vit, reperja Cardi B, 32 vjeç, u përball me shumë komente jo vetëm për kostumin e saj Burberry. Në një video të prapaskenave nga revista Vogue, Cardi B foli për frymëzimin pas veshjes së saj dhe se si përpiqet të qëndrojë vazhdimisht në konkurrencë me veten e saj të mëparshme kur bëhet fjalë për modën.
Të gjithë presin gjithmonë shumë nga unë. Më bën të kuptoj sikur… Unë jam me të vërtetë një superyll.

Por ndjekësit ishin më pak të përqendruar te Cardi dhe më shumë te sjellja e saj në video. Disa përdorues komentuan në postimin e Vogue, duke pyetur pse ajo dukej sikur po i ngatërronte fjalët. Një përdorues i Instagram pyeti:
A është nën ndikimin e drogës?

Disa përdorues të tjerë aluduan se këngëtarja ishte nën ndikimin e drogës, me një përdorues që madje e akuzoi se ishte nën ndikimin e ilaçeve. Disa fansa thjesht supozuan se ajo nuk ndihej mirë, me një përdorues që komentoi:
Cardi ia doli mbanë këtë vit edhe pse ishte e sëmurë.
Por vetëm një orë pasi videoja u postua dhe fansat shprehën shqetësim, Cardi më në fund u përgjigj.
Jo, isha shumë, shumë e lodhur dhe e përgjumur.

