Gazetari i njohur, Alban Dudushi, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për herë të parë për problemet me shëndetin.

Gjatë bisedës në studio, Dudushi ka treguar se ka kaluar një moment të vështirë, duke shtuar se ajo çfarë kaloi e bëri të reflektonte. Ai theksoi se tashmë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ajo çfarë ndodhi ishte një moment që më bëri që unë të reflektoja dhe natyrisht ajo gjë u superua. Tashmë gjërat janë mirë. Ishte një moment që më bëri të mendoja dhe të rivëja në peshë balancat, ato që vlejnë vërtetë. Jo të rrish të lodhësh kokën. Ne mundohemi ta raportojnë të mirën dhe të keqen në jetë. Nuk kam nxënë mend, vazhdoj akoma të bluaj, por jam shumë i qetësuar dhe i balancuar në emocionet e mia.

Unë kam qenë një tip që nuk kisha orar për të ngrënë. Tani unë ha mëngjesin dhe Bieta është ajo që kujdeset edhe më shumë se unë për shëndetin tim. E dyta, shpenzoj më shumë kohë për familjen. Ndonjëherë i përjetojmë gjërat, por nuk i shprehim”, u shpreh Alban Dudushi.