Aktorja e njohur, Ana de Armas, ka bërë një deklaratë së fundmi, ku ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë së shpejti. Kjo është komentuar si një ambicie që mund t’i shtojë një dinamikë të re marrëdhënies së saj me aktorin e famshëm, Tom Cruise.

Kjo dëshirë nuk është e re për 37-vjeçaren pasi thuhet se ishte një faktor kyç në ndarjen e saj me ish-partnerin, Ben Affleck.

Në një intervistë zbuluese me revistën italiane, “F Magazine” Ana de Armas nuk hezitoi të fliste për dëshirën e saj për të krijuar familje.

“Po, do të doja të kisha fëmijë dhe një familje, së shpejti nëse është e mundur”, tha ylli, duke shtuar: “Por kjo nuk varet vetëm nga unë. Siç e dimë, dashuria është e paparashikueshme, nuk e di kurrë se kur do të vijë dashuria e vërtetë. Marrëdhëniet nuk mund të kontrollohen: jeta nuk është film”.

Aktorja e njohur komentoi gjithashtu se ka një “instinkt të jashtëzakonshëm për të mbrojtur fëmijët, sepse ata janë qenie të pambrojtura dhe të pafajshme që kanë nevojë për të rritur që të ndihen të sigurt”.

Ana de Armas është aktualisht në një lidhje me 63-vjeçarin, Tom Cruise. Edhe pse aktorja thekson se kontrolli i një lidhjeje është jashtë duarve të saj, shprehja hapur për dëshirën për t’u bërë nënë “së shpejti” mund të interpretohet si presion i nënkuptuar në romancën e saj, duke pasur parasysh moshat e të dyve dhe urgjencën biologjike që shoqëron natyrshëm moshën e Anës.