Sonte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ka qenë ish-banori që u largua mbrëmjen e të shtunës, Seno Fishta. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kur Françeska Rustem e pyeti Senon nëse mendon se do të kemi ndonjë çift këtë vit, duke qenë se historitë e dashurisë gjithmonë tërheqin më shumë, ai u përgjigj duke thënë:

Nuk e di, por sigurisht që mendoj patjetër jo një po më shumë. 3+

E pa Seno si mundësi krijimin e një romance brenda shtëpisë?

Unë isha, kujt ti mbetem në dorë…

Kur Edi Manushi i foli për Lore, Seno tha:

Lore është kinge. Unë impresionohem gjithmonë prej njerëzve pozitiv. Lore ishte e lidhur dhe ia urova me zemër. Më duket edhe si shoqe edhe si motër person pozitiv. Ia thashë këtë gjë që mos ma merr për keq sepse të dua fort si shoqe dhe si motër, zgjidhe ti si të duash.