Arbër Çepani ka qenë i ftuar në podkastin “Flet” me Ilinisa Agollin, ku ka dhënë një intervistë shumë ndryshe nga herët e tjera.
Por në një moment, moderatorja e njohur është ndalur te një ngjarje e trishtë në jetën e Çepanit, ndarja nga jeta e ish-kunatit, Gert Bogdani.
Ish-deputeti ndërroi jetë më 18 shtator të vitit 2024 dhe Arbri dha një intervistë në “Top Story” me Grida Dumën. E pikërisht për këtë e pyeti Ilnisa, se ku e gjeti forcën që të dilte publikisht dhe të fliste për Bogdanin.
Pjesë nga intervista:
Unë do të cek vetëm një moment jo shumë të bukur, që jo familjen tuaj, por gjithë shqiptarët anembanë i preku, ndarja nga jeta e ish-kunatit tënd, Gert Bogdani. Por ajo që më ka bërë përshtypje është, gjatë kohës që mbahej ceremonia ti gjete forcën për të dalë publikisht dhe nuk di domethënë se si arrite që gjithë këtë dhimbje ti ta shfaqje ashtu siç ishte përballë të gjithë shqiptarëve?
Ka qenë, tani që rikthehem, një nga, jo një, po besoj momenti më i vështirë i jetës sime. E gjithë ajo situatë, i gjithë ai moment, ishte çdo gjë e pa aksesueshme, dukej çdo gjë si një lloj ëndrre e keqe që do vinte një moment dhe do thoshte zgjohu tani se nuk po ndodh realisht e gjithë kjo gjëja. Dhe i mbaj mënd si tani ato çaste kur erdhi kërkesa për të bërë atë intervistën. Kam qenë me Edlirën, në krevat. Në fakt Edlira ishte jashtë dhe i them është kjo gjëja, çfarë mendon, si e mendon? Të lutëm më tha, bëje për Gertin. Domethënë ishte një fjalë që edhe tani kur e mendoj më prek jashtëzakonisht shumë, isha në një situatë që as nuk kisha dëshirën për të folur, as nuk kisha dëshirën për të ndarë asgjë me askënd… Dhe më thotë të lutem bëje për Gertin, sepse Gerti ka bërë shumë për njerëzit!

