Influencuesja e njohur gjermane, Laura Viktoria Hartig, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare, të dielën. Lajmi i trishtë vjen pothuajse tre javë pasi ishte përfshirë në një aksident me biçikletën e saj gjatë muajit të mjaltit në Itali.

Mediat e huaja shkruajnë se Harting ndërroi jetë pas një aksidenti më 23 qershor në vargmalin Dolomite me Peter Runggaldier, 57 vjeç, një ish-olimpian i cili po ngiste një motoçikletë.

Në incident, biçikleta e 30-vjeçares u thye në disa copa dhe ajo u lëndua pasi ra në tokën e asfaltuar, raportuan mediat.

Personeli mjekësor i urgjencës arriti t’a mbante në jetë Hartig para se t’a transportonte atë në Spitalin San Maurizio në Bolzano, Itali me anë të transportit ajror.

Laura Viktoria kishte më shumë se 55,000 ndjekës në faqen e saj të “Instagram”-it @alltimelaura, e cila dokumentonte përpjekjet e saj në natyrë në sporte të tilla si skijimi, ecja në natyrë, çiklizmi dhe udhëtimet.

Vetëm disa javë më parë, Hartig kishte postuar imazhe nga dasma e saj në llogarinë e “Instagram”-it, duke i shkruar postimit mbishkrimin:

“Shpirti binjak për jetë”.