Xhodi Skura është banorja e cila ka përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP”. Pas një nominimi mes saj, Angelos, Senos dhe Lornës, banorja nuk arriti të marrë vota.
Pas kësaj ajo hapi edhe biletën e fatit në studio, por nuk ishte pozitive për të.
Xhodi është banorja e parë që largohet në këtë edicion të pestë të “Big Brother VIP”.
“Është shumë herët për ta thënë. Unë dua që ta fitojë Selinë”, kështu u shpreh banorja pas eliminimit.
