Në një video ekskluzive të siguruar nga “Big Brother VIP Fan Club”, Keijsi tregonte se gjithçka ka nisur për lojë dhe se marrëdhënien me Inën e ka krijuar për show.

“Ku ka gjëra tamam, në BBV është çdo gjë show. Shumë gjëra do të ndahen, halli është të marrim përfitime. Nuk është gjë serioze. Nuk e dua (Inën). Është e kuptueshme që është për lojë, edhe nëse nuk e kupton ku qëndron problem. Të shkojë sa të shkojë, pak muaj. Secili ka jetën e vet, show do të bëj. Qëllimi ishte të kapim show, reklama, wow çifti”, thoshte Keisji në video.

Por e gjitha ishte një shaka për Inën, e cila ishte e ftuar në studion e emisionit. Ish-banorja u prek nga kjo video, por u shpreh se nuk e besonte pa folur me partnerin e saj.

Menjëherë Kiara Tito e fton Keijsin në studio dhe i tregoi Inës se ishte një shaka nga ana e “Fan Club”.