Kanë kaluar disa muaj nga vdekja tragjike e ish-yllit të “One Direction”, Liam Payne. E dashura e këngëtarit të ndjerë, Kate Cassidy, ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Sun”.

Teksa ishte e përlotur, Kate ka treguar arsyen se pse u rikthye në Florida përpara se ngjarja tragjike të ndodhte.

“Ne kishim qenin tonë dhe padyshim që kurrë, kurrë nuk e kisha menduar se kjo ngjarje do të ndodhte. Ishte një aksident tragjik dhe jo, nuk e kam menduar kurrë që ai mund të vdiste aq i ri. Por ne kishim jetët tona dhe kjo nuk ishte hera e parë që qëndronim larg njëri-tjetrit”, ka thënë Cassidy.

Që nga vdekja e tij, ajo ka telefonuar vazhdimisht në numrin e vjetër të telefonit të Liam vetëm për të dëgjuar mesazhin zanor të tij. Kate gjithashtu është larguar nga banesa që dikur e kishin marrë me qira në Florida dhe është kthyer në vendlindjen e saj, New Jersey.

Cassidy tregoi se e mësoi për lajmin tronditës nga një prej miqve të Liam kur ajo ishte në shtëpi me qenin e tyre, Nala, ndërsa ajo ishte duke kaluar kohë në mediat sociale. Si fillim, ajo besoi se ishte një mashtrim, por kishte një ndjesi të keqe se do të ishte e vërtetë.