Personazhi i njohur në botën e spektaklit në Itali, Melissa Satta, ka folur së fundmi për fundin e martesës me ish-futbollistin e famshëm, Kevin- Prince Boateng.

Ata kanë një djalë 11-vjeçar, Maddox. Satta dhe Boateng u martuan në vitin 2016 dhe shpallën divorcin 4 vite më pas, 2020.

Sipas Melissa-s, ajo kishte përjetuar një zhgënjim të madh nga fakti se kjo martesë nuk zgjati përgjithmonë.

“Për mua ishte një dhe përgjithmonë, ai ishte vizioni që unë kisha në atë periudhë. Ishte një tragjedi, por kam bërë një rrugëtim, kam marrë mësime dhe tani e di se çdo gjë mund të ketë një fund të lumtur nëse ekziston dëshira”, tha Satta duke kujtuar dasmën e saj me ish-mesfushorin e Milanit.