Vdekja e legjendës së Hollywood-it, Rob Reiner dhe bashkëshortes së tij, fotografes Michele, ka tronditur botën e filmit dhe jo vetëm. Pak ditë pas ngjarjes është konfirmuar edhe shkaku i vdekjes së 78-vjeçarit dhe 70-vjeçares.
Departamenti i Ekzaminimit Mjeko-Ligjor të Qarkut Los Angeles ka thënë se shkaku është cilësuar si “plagë të shumta nga mjete prerëse”.
Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet kanë klasifikuar zyrtarisht të dy rastet si vrasje, ndërsa vendi i ngjarjes është rezidenca e tyre luksoze, ku u gjetën të pajetë të dielën. Trupat janë të gatshëm për t’u dorëzuar familjarëve.
Sipas burimeve të “Daily Mail”, djali i tyre, Nick Reiner ishte një “bombë me sahat” dhe kishte përjetuar një spirale të jashtëkontrolluar të përdorimit të drogës pasi prindërit e kërcënuan se do ta nxirrnin nga shtëpia.
32-vjeçari kishte jetuar për pesë vite në shtëpinë e mysafirëve të prindërve në Brentwood, ku sjellja e tij kishte filluar të bëhej gjithnjë e më e çrregullt dhe e frikshme.
Policia raportoi se Rob dhe Michele u gjetën të vdekur me plagë nga thika në dhomën kryesore të rezidencës së tyre. Informacionet e para nga hetimi çuan drejt identifikimit të Nick Reiner si person interesi në këtë çështje.
Një fqinj i gjatë i familjes Reiner tha për “New York Post” se Nick kishte një histori të gjatë të sjelljes dhunshme.
“Kjo nuk është hera e parë që djali i tyre shfaq dhunë. Kam dijeni për një incident tjetër disa vite më parë, por nuk dua të hyj në detaje”, tha fqinja.
Ai shtoi se Rob dhe Michele kishin dashur ta ndihmonin djalin e tyre, por Nick nuk pranonte të shkonte në një qendër rehabilitimi dhe kjo ishte shkaku i shumë konflikteve në familje.
Ndërkohë, aktorja Rita Wilson i ka bërë një homazh prekës çiftit në rrjetet sociale:
“Rob dhe Michele Reiner janë dy njerëz që vërtet e bënë botën një vend më të mirë. Është e pamundur të përballosh tragjedinë e vdekjes së tyre me bukurinë që ata sollën në botë. Ne jemi miq që nga fëmijët tanë ishin të vegjël dhe shkonim në të njëjtën kopsht”.
Rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet, ndërsa publiku ndiqet me shqetësim zhvillimet e mëtejshme për këtë tragjedi që ka tronditur Hollywood-in.



