Chiara Ferragni, italiania e njohur si blogerja më me ndikim në fushën e modës dhe jo vetëm, kaloi disa ditë pushime në Greqi, duke iu larguar Milanos.
Ajo postonte në llogarinë e saj në instagram foto nga plazhi dhe vendet e Greqisë dhe kjo bëri që media greke t’i bënte jehonë faktit që influencerja më me ndikim në botë po frekuntonte shtetin fqinj.
Ndërsa në Instastory, Ferragni duke tentuar të falënderojë Greqinë për pushimet mbresëlënëse ka hedhur gabimisht një foto të Shqipërisë, me gadishullin e Karaburunit nga aeroplani me tekstin: “Mirupafshim tani Greqi, ia kalova shumë mirë”.