Këngëtarja e njohur, Ruenca Haxhia, është liruar sot nga paraburgimi nga Gjykata e Tiranës. Ajo u arrestua dy ditë më parë pasi kishte mbjellë kanabis në vazo, në ballkonin e banesës së saj në Lundër.

Gjithashtu u bë e ditur se togat e zeza kanë caktuar ndaj këngëtares masën ‘detyrim paraqitje’.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar avokatët e Encës, të cilët pretendojnë se kontrolli i banesës së këngëtares ishte i paligjshëm. Sakaq, sipas mbrojtësve, 5 rrënjët e kanabisit i ka mbjellë për kuriozitet.

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ruensa Haxhia ka pranuar para policisë gjatë momentit të arrestimit, së kanabisin e mbjellë në vazo në ballkonin e banesës i kishte për përdorim vetjak.

Kujtojmë se Enca ka qenë bashkë me të dashurin kur u arrestua, ndërkohë që këngëtarja pranoi se ishte përdoruese e hashashit.