Këngëtari i njohur dhe njëkohësisht ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me projektin e tij më të ri që mban titullin, “Ajo”, e cila është prej dy javësh pjesë e “The Top List”.
Por jo vetëm kaq, pasi Klajdi komentoi pak edhe banorët e këtij edicioni të pestë të BBV.
Pjesë nga intervista:
Si e shikon romancën mes Brikenës dhe Mateos?
Është një vajzë me zemër guri. Nuk e di çfarë shenje është ajo në horoskop, por iu përgjigja kërkesës së saj, vura bark (qesh). E kuptoj që është para kamerave, e sheh familja. Mateo nuk është djalë i keq. Nuk e di si mund t’i rezistojë atij. Atij i shkëlqejnë sytë.
Çfarë mendimi ke për dyshen Selin-Miri?
Selin është si shpirt, është mjaft e bukur, kaq. Mirin e njoh pak, kam ngrënë një drekë në shtëpinë e tij. Nuk më pëlqeu si e nisi. Kur nuk kam ndonjë gjë të mirë për të thënë, më mirë nuk komentoj fare. E kuptoj që është i martuar, mund të thoshte që e pëlqen. Është më e drejtë, më e pastër. Nuk më pëlqeu kur e tha që e sheh si vajzën e tij. Më mirë drejt, se sa kështu. Sepse krijon antipati. Njerëz jemi. Edhe po t’i thuash që e pëlqen, je në kuadrin e lojës. Nuk ka asgjë të keqe.



