
Mateo Kovacic po luan sezonin e tij të tretë te Reali i Madridit. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër ka fituar thuajse gjithçka me “Los Blancos”: 1 titull kampion në La Liga, 1 Kupë Mbreti, 2 Champions League, 2 Superkupa të Europës dhe 2 Botërore klubesh. Gjithsesi, trofenë më të rëndësishëm e ka fituar në jetën private.
Një vit më parë ka lidhur kurorë me modelen zvicerane me origjinë kroate, Izabel Andrijanic. Është pikërisht muza që ka në krah sekreti i Mateos, që edhe pse nuk konsiderohet ndër më të rëndësishmit në radhët e Realit, vazhdon të jetë pjesë e madrilenëve, pa bërë shumë bujë, por duke fituar trofe pas çdo sezoni.
29 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)