Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Në “Wake Up” gjeni leximin e gazetave, analiza të ndryshme, informacione utilitare, këmbimin valuator, parashikimin e motit, biseda me të ftuarit në studio për tema të aktualitetit, nga jeta e përditshme urbane e deri tek arti dhe spektakli si dhe personazhe interesantë. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje.
Të ftuar mëngjesin e sotëm kanë qenë Salsano Rrapi dhe Nevina Shtylla për të folur rreth premierës e sezonit të 43 të spektaklit të humorit “Portokalli” që është këtë të mërkurë live dhe në trasmetim të dielën.
Salsano tregoi se vëmendja më e madhe e këtij sezoni do të përqëndrohet te “Big Brother Vip” dhe politika, ku tregoi gjithashtu se do të ketë edhe imitim të banorëve të shtëpisë së “BBV4”.
Salsano: Sigurisht që vëmendje më të madhe, pra shtyllat do të jetë Big Brother dhe polika
Blendi: Ke personazh nga “BBV”?
Salsano: Sapo thash mua më lënë të bukurën, besoj Amberin
Blendi: Po ti Nevina
Nevina: Kam një personazh, kam një rol të vogël, kam iden më tepër suportues nuk po e them, jua pret mendja pak a shumë, është figurante për momentin është në dorë të asaj se çfarë bën aty brenda, por me mbretin me ‘kingin’, do e shohim nëse do angazhohet ajo më tepër edhe unë mbas saj



