Eftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila. Artistja do të sjellë një surprizë për publikun në festat e fundvitit, një album muzikor me këngë shqiptare për Krishtlindjen dhe Vitin e ri. Elsa nuk do të vijë me një këngë, as dy, por me plot 9 këngë ndër të cilat tetë janë këngë klasike amerikane të viteve ‘30-‘40-’50, që i ka përshtatur në gjuhën shqipe. Gjithashtu pjesë e këtij albumi është edhe një dhuratë e veçantë për publikun, kënga “Ja na erdhi Viti i Ri”, nga i cili ka marrë titullin edhe ky album, që do të vijë në një version ndryshe. Albumi i vitit të ri është regjistruar me muzikantë italianë, ndër të cilët edhe artisti Enrico Melozzi, me të cilin Elsa Lila ka patur bashkëpunime edhe më herët, si dhe në festivalin e Rtsh-së.
Një super realizim, gjithçka është regjistruar në studio si një koncert live. Këngët e këtij albumi artistja Elsa Lila, po i publikon në faqen e saj në YouTube, bashkangjitur me videon e realizuar gjatë regjistimeve në studio. Por surprizat nuk mbarojnë me kaq, pasi këtë fundvit këngëtarja Elsa Lila do të sjellë edhe një koncert për publikun kryeqytetas më 27 dhjetor, ora 20:00. Ajo mezi po pret të ndajë me publikun këto performanca live në Pallatin e Kongreseve, duke sjellë mjaft emocione dhe atmosferë të bukur të festave të fundvitit, më këngë Krishtlindje dhe Vitin e ri, që pritet një mbesë një kujtim i veçantë jo vetëm për artisten, por edhe për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm.
Nisur nga fakti që gjithmonë këngët e Vitit të Ri kthehen në trend dhe bëhen mjaft të njohura për festa, mendon Elsa se do të ndodhë e njëjta gjë me këngët e këtij albumi?
Ky ishte qëllimi im që mos të ishte thjesht një album i këtij viti, por të ishte një album që vit pas viti të piqej edhe të mësohej jo vetëm nga publiku i sotëm, por edhe nga gjenerata të tjera që do të lindin, që do të vijnë dhe të mësojnë këngët e famshme të Krishtlindjeve të atyre viteve në gjuhën shqipe. Jam munduar edhe ti shqipëroj në mënyrë të thjeshtë, të kapshme për veshin, mesazhet të jenë të drejtpërdrejta, pa shumë le të themi hulumtime filozofike.
Një ndër këngët që ajo ka përshtatur është “Have Yourself a Merry Little Christmas” nga Frank Sinatra, të cilën ajo e ka titulluar “Medalioni”. Historia e këtij ndryshimi vijon si më poshtë:
Teksti nuk është i Sinatra-s dhe ka dy versione kjo këngë. I pari është i një filmi që titullohet “Meet Me in St Louis”, ku e ka kënduar për herë të parë Judy Garland me një tekst tjetër nostalgjik, që fliste për një Krishtlindje të kaluar vetëm në New York dhe kjo ëndërronte të ishte n St Louis me familjen e saj. Kështu unë i’u referove kësaj të Judy Garland dhe jo asaj të Frank Sinatra-s./TAR