Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit. Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatorja Elona Duro ka intervistuar finalistin Rogert.

Elona: Çfarë do mbash mend nga BBV5?

Rogert: Mund të them se “Erdha, pashë dhe sundova”!

Elona: Miq do kesh nga konkurrentët?

Rogert: Unë një njeri që fal shpejt, e kam këtë veti. Por unë nuk jam tipi që i bie telefonit. Nuk kam për të telefonuar askënd për të sqaruar. Nëse duan të më ftojnë për kafe… Po, jam i gatshëm!

Elona: Pse të thërrasin “Bomba”?

Rogert: Më ka mbetur që nga 1997-ta! Unë jam njeri që marr zjarr shpejt, edhe kur luaj futboll, jam tip shpërthyes. Kur luaja shpërtheja si bombë!

Elona: Çfarë fitove në BBV5?

Rogert: Fitova familjen time, tregova kush jam! Fitova njerëzit që më duan! Edhe ata që nuk më duan. Unë kam treguar se sa njerëzor jam./TAR