Nuk janë të paktë njerëzit që zgjedhin të pinë një pije freskuese çdo ditë në drekën apo darkën e tyre. Në përgjithësi, shumica e pijeve joalkoolike përmbajnë mesatarisht 10,6 gram sheqer për 100 ml që do të thotë se një kanaçe 330 ml ka 8,3 lugë çaji.

Nga kjo mund të kuptohet se kur i pimë ato marrim shumë më tepër kalori sesa imagjinojmë. Pra, nëse konsumoni një kanaçe me gaz në ditë dhe nuk i shkurtoni ato kalori që merrni nga diku tjetër, atëherë, fatalisht, në një vit ka të ngjarë të shtoni plot 7 kilogramë. Megjithatë, edhe një pjesë e madhe e lëngjeve të frutave komerciale nuk mbeten mbrapa pasi kanë një sasi të barabartë ose më të madhe.

Rikujtojmë se, shija më e re misterioze e Coca-Cola është këtu dhe ajo u krijua nga AI. Coca-Cola Y3000 Zero Sugar u krijua nga njerëzit dhe inteligjenca artificiale dhe do t’i lejojë fansat të imagjinojnë se çfarë shije dhe ndjesie është e ardhmja. Oana Vlad, drejtore e lartë e strategjisë globale në The Coca-Cola Company, tha në një deklaratë:

Ne shpresojmë që Coca-Cola do të jetë akoma po aq e rëndësishme dhe freskuese në vitin 3000 sa është sot, kështu që ne sfiduam veten të eksploronim konceptin se çfarë shije mund të ketë një Coca-Cola nga e ardhmja dhe çfarë lloj përvojash do të kishte një Coca-Cola nga zhbllokimi i së ardhmes?