Mbrëmjen e djeshme ka nisur sezoni i ri i “Goca dhe Gra” me pesë moderatoret, Rudina Dembacaj, Rozana Radi, Ori Nebijaj, Ema Andrea dhe Sherina Spahiu.
Një nga të ftuarat e puntatës së parë ishte edhe këngëtarja e dashur për publikun, Adelina Ismaili, ku foli për koncertin e saj recital por edhe për një film që ajo është duke punuar së shpejti.
Por jo vetëm kaq, pasi Adelina foli edhe për bashkëshortin dhe djalin e saj.
Pjesë nga intervista:
Çfarë të ka mësuar djali yt, Uliksi?
Uliksi më ka mësuar një gjë që kam menduar se është fiktive, altruizmin. Ta duash dikë pa menduar asnjëherë nëse do të kthehet ajo dashuri. Dhe mendoj se më ka dhënë dhuratën më të mirë në jetë që më ka mësuar këtë lloj dashurie.
Sa të ka zbutur dashuria e Uliksit dhe bashkëshortit tënd?
Po dashuria e atyre më ka ‘çarmatosur’. Po e them sikur të ishte turp por në fakt është diçka e bukur, por jam më e butë, më e dhimbsur, i shoh dhe i përjetoj gjërat pak më ndryshe. Gjë që ndonjëherë më hidhëron pse po më ndodh, por çfarëdo që ndodh, unë e përkthej në botën e Uliksit.