Pak ditë më parë këngëtarja e famshme, Cher, u fotografua e kapur dorë për dore me ish-të dashurin e Amber Rose, Alexander “AE” Edwards. 76-vjeçarja u kap mat me reperin 36-vjeçar, teksa hynin në Craig’s në West Hollywood.
Lidhur me romancën e tyre, Cher ka zbuluar se ajo trajtohet ‘si një mbretëreshë’ nga partneri i saj. Këngëtarja, e cila tashmë e ka prezantuar Alexander me familjen e saj, nuk i ka penguar diferenca prej 40 vitesh që ka me të duke thënë:
“Dashuria nuk njeh matematikë”.
Një fans i kërkoi asaj të konfirmonte lidhjen dhe ajo e bëri, madje shtoi se ata u takuan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar.
“Nuk po mbrohem. Ne jemi të lumtur dhe nuk shqetësojmë askënd. Jam e dashuruar, nuk jam e verbuar”, ka treguar ajo.
Alexander♥️ pic.twitter.com/o8tH1F0Th6
— Cher (@cher) November 6, 2022