Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Pas mbarimit të finales së madhe, Dea Mishel dha një intervist për “Shqipëria Live”, ku na tregoi emocionet e asaj nate dhe jo vetëm.
Plot emocione, jam pak e hutuar për momentin se po dëgjoj njerëzit dhe shumë gjëra që kam për të më thënë, kam shumë gjëra për të dëgjuar…
Të kanë treguar ndonjë gjë çfarë bëhet nga jashtë?
Jo nuk kam pyetur shumë më shumë kam pyetur si kanë qenë… do merrem më vonë me qetësi… vetëm për momentin më është bllokuar dhe telefoni nuk e hap dot nuk kam as telefon as numër telefoni…
Si e mendon ditën e parë pas Big Brother pas 4 muajsh?
Dua të rri vetëm me familjen me njerëzit e mi të dashur
Me cilët banorë do vazhdosh miqësinë edhe jashtë?
Me të gjithë kam marrëdhënie të mirë, me të gjithë realisht..