Olana Zuralhkova ishte dje në një lidhje “Skype” me emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ku foli nga qyteti i Kievit, Ukrainë.
Gjatë kësaj lidhje të drejtpërdrejtë, Olana tregoi se gjendja aty ku ajo jetonte ishte më e qetë krahasuar me qytetet e tjera më to vogla, ku po zhvillohen beteja të rënda.
Gjithashtu Zuralhkova i konsideroi të çmendura kërkesat e presidentit rus, Vladimir Putin dhe ritheksoi se populli ukrainas nuk do të dorëzohet kurrë.
E pyetur nga moderatorja e njohur, Bieta Sulo, nëse do t’i bashkohej ushtrisë nëse do t’i kërkohej, Olana u shpreh se “po”. Ajo shprehu mirënjohje për ushtrinë ukrainase dhe presidentin Volodymyr Zelensky, duke e konsideruar këtë të fundit si hero.