Në 1 Janar, në të parën natë të Vitit të Ri, “Big Brother VIP” bashkon familjet dhe shqiptarët përpara ekranit.
Deklarata në shtëpinë më të famshme kanë tronditur banorët. Aleanca që ndryshojnë dita-ditës. Në një spektakël të jashtëzakonshëm. Me hyrje të reja, surpriza të mëdha dhe zgjedhje si asnjëherë më parë.
Mbrëmja e sotme ka nisur me disa diskutime rreth debateve që kanë ndodhur këto ditë mes banorëve. Gjatë diskutimit të një debati mes Bernardit, Xumit dhe Zebervokit, një deklaratë e papritur i ka shtangur të gjithë. Bernardi teksa tregon rreth familjes, gruas, fëmijëve dhe faktit që është gjysh ka treguar se është homoseksual. Edhe pse banorët u shtangën në moment, shumë prej tyre iu afruan për t’i treguar mbështetje.
Bernardi: Jam vëlla, baba, gjysh krenar, askush s’mund të ma heqë krenarinë e të qënit një mashkull homoseksual

