Reperi i njohur, Betim Januzaj, është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po përballet me akuza për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Buta u arrestua më 11 shtator, ndërsa më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij.
Gjatë seancës gjyqësore, Buta ka kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke theksuar se është kryefamiljar dhe ka detyrime të mëdha familjare.
“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën njëvjeçare dhe gruan. Të cilat, pa mua, nuk munden t’i përmbushin nevojat bazike”, u shpreh reperi i njohur para trupit gjykues.
Ndërkohë, në një zhvillim tjetër të ndërlidhur, Gjykata Supreme ka lënë në fuqi dënimin prej 17 vjetësh burgim ndaj vëllait të tij, Qëndrim Januzaj, i cili po ashtu është dënuar për vepra të ngjashme penale.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin publik, duke qenë se Buta është një nga emrat më të njohur të skenës së repit në Kosovë dhe rajon. Megjithatë, autoritetet gjyqësore ende nuk kanë dhënë ndonjë vendim përfundimtar lidhur me kërkesën e tij për lirimin nga paraburgimi.
Procesi gjyqësor pritet të vazhdojë në ditët në vijim. Mbetet të shihet nëse kërkesa për lirimin nga paraburgimi do të pranohet nga gjykata