Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Selena Gomez, duket se po e pret ditëlindjen e saj të 32-të në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtë e ka treguar vetë ajo përmes një postimi në rrjetet e saj sociale.
E entuziasmuar dhe aspak e trishtuar për kohën që kalon shpej,t ajo është shprehur se është shumë mirënjohëse që është e rrethuar nga njerëz që e bëjnë më të mirë.
Vetëm dy ditë para se të mbushë 32 vjeç, Selena Gomez bëri një postim ku shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen si për njerëzit që e rrethojnë ashtu edhe për periudhën aktuale në jetën e saj, duke e cilësuar si “ më të mirën deri tani”.

Gomez ka postuar një foto me yjet e filmit “Vetëm vrasje në ndërtesë” dhe bashkëngjitur me të ka shkruar:
“Me ardhjen e ditëlindjes time të 32-të kam reflektuar dhe jam shumë mirënjohëse që jam e rrethuar nga njerëz që më bëjnë më të mirë, më sfidojnë, më kujtojnë ditë pas dite se çdo moment është një dhuratë. Ky është gëzimi im i pastër. Falenderoj Zotin për periudhën që po jetoj.