Ka nisur zyrtarisht sot në ekranin e Top Channel, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania me edicionin e tij të pestë. Që me mbarimin e edicionit të katërt, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.

Lorna Hysa është këngëtare shqiptare, ka konkurruar në një prej spektakleve të njohur të talenteve në Gjermani. Lorna është gjithashtu modele dhe influencer.

Prej 3 vitesh jeton në Amerikë.

Shumë e lidhur me astrologjinë, ka gjithmonë një përshkrim të detajuar për secilin në bazë të shenjës së tij astrologjike. E njeh lojën shumë mirë dhe e ka ndjekur BBV ndër vite.

Është single dhe e hapur për një lidhje romantike.