Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Gertës dhe Rozanës.
Këngëtarja i drejtohet gazetates duke i tjënë se si nënë e dy fëmijëve nuk i takon të reagojë ashtu.
Gerta e revoltuar i kundërpërgjigjet duke i thënë: “Unë kam atë që ti nuk e ke”. Rozana e pyet që “çfarë nuk kam unë” dhe Gerta ia kthen “Që unë jam nënë e ti nuk je”.
Pas këtij debati të fortë, Rozana ka shkuar në lavanderi ku ka shpërthyer në lot. Më pas pranë tik ka shkuar Gerti për t’i qëndruar pranë.
“Meqë kjo goca e ka nisur kështu mirë se të vijë. Shyqyr që paska një gjë që se kam unë. Ta ketë me jetë. Do ja tregoj që nuk është më lumtur se unë. Ajo nuk e ka shpirtin tim. Ja pashë sot shpirtin asaj”, thotë Rozana.
Gjatë bisedës edhe Gerti ka shpërthyer në lot.
Pjesë nga biseda:
Gerti: Unë nuk besoj se një njeri si ty nuk e do një fëmijë në jetë
Rozana: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë gjë. Unë s’kam marrë një rrogë timen ta shpenzoj sepse gjithë rrogën time sa kam vendoru të kem një fëmijë e kam harxhuar për këtë gjë. Dhe ajo me thotë mua ‘unë kam një gjë që ti se ke’. Ku e di ajo pse kam ardhur unë këtu? Ku e di? Shkova e i qajta unë asaj? Kam qarë në ndonjë vend? S’kam qarë në asnjë vend. Pa faji më ka ai që kam jashtë unë? Që unë kam gjithë këto vite që luftoj, më shumë shkoj unë në spital se doktorët.