I ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun ka qenë ish-banori i BBV, Angelo Haruni. Gazetari dhe moderatori i njohur ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si dhe ka treguar më shumë për jetën e tij personale.

Çfarë ka ndryshuar për Angelon tani që ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP?

Jam pak më depresiv, është diçka shumë e faktuar. Depresioni post Big Brother është diçka reale. E para fakti që ti ke qenë me 17 veta të tjerë atje brenda, doje nuk doje do t’i takoje dhe do të bëje muhabet gjatë ditës. I kishe aktivitetet shumë të ngjeshura, çdo ditë nga një sfidë. Pret të njëjtin lloj intensiteti dhe shumë rrallë ndodh që të jetë po i njëjti. Jo monotone, por je akoma në pritje është një ritëm komplet tjetër. 

Kur u pyet nga Atalanta në lidhje me projektet që na presin nga Angelo pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, ai u përgjigj duke thënë:

Me punën jemi në pritje të ndonjë projekti të ri ose të vjetër. Mbetet akoma për t’u vendosur por kam disa ide shumë interesante në kokë.