E ftuara e radhës në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë moderatorja e njohur, Roza Lati. Ajo ka folur për sfidat, rritjen personale dhe punën me veten.
Lidhur me vajzat që shesin trupin për lekë, ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” u shpreh:
“Më përpara kam pasur revoltë. Tani më është dashur të punoj në televizion me vajza që shesin trupin për lekë. Unë jam paragjykuar si gocë ekrani. Kam njohur vajza të tilla, kam kuptuar dhe për sa kohë janë njerëz që e shesin trupin por në tavolinë nuk bëjnë tangërllëk, atëherë kanë jetën e tyre”.
Më pas moderatorja e dashur për publikun shtoi:
“Prostitucioni është zanati më i vjetër në rruzullin tokësor. Nëse vajzat zgjedhin këtë, por në tavolinë nuk sillen keq me mua, është puna e tyre”.