Këngëtari i famshëm, Ed Sheeran, ka zbuluar planet e tij për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e tij, për një periudhë të pacaktuar.

Teksa ka udhëtuar shpesh për punë, duket se 34-vjeçari tani ka vendosur që të bëjë një hap të rëndësishëm duke kaluar kohë të gjatë në SHBA, si pjesë e turneut të tij të ardhshëm.  

“Po përgatitem të zhvendosem në Amerikë. Ndihem sikur jam personi i vetëm që po zhvendoset në Amerikë. Po shkoj për një turne atje për një kohë, dhe kam familje, kështu që nuk mund të vij dhe të shkoj. Po shkojmë dhe do të vendosemi atje”, ka thënë këngëtari me famë botërore gjatë një interviste në podkastin “2 Johnnies”.

Ndërkohë kujtojmë se përveç karrierës së tij, Ed Sheeran ka investuar në pasuri të paluajtshme në Amerikë. Ylli i muzikës ka blerë një shtëpi luksoze në Nju Jork për 9 milionë paund, ndërsa ka një pronë të madhe në Sheeranville, Suffolk, ku jeton me gruan e tij Cherry Seaborn dhe dy vajzat e tyre, Lyra dhe Jupiter.

Një arsye tjetër për këtë zhvendosje mund të jetë dëshira e Sheeran për të pasur një karrierë në muzikën country. Ai ka theksuar më parë se Nashville është qyteti i tij i preferuar në SHBA dhe qëllimi i tij ka qenë gjithmonë të kalojë në këtë zhanër muzikor.

Nga ana tjetër, ky vendim vjen pas disa polemikash të mëparshme, duke përfshirë një deklaratë të tij për identitetin kulturor irlandez, pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në Angli.