Shqiptarja që jeton në Australi, Eva Buzo, ndërmori pak ditë më parë një iniciativë për të kaluar nga kanali i Otrantos drejt Vlorës me not.
36-vjeçarja pati probleme shëndetësore 28 orë pas qëndrimit në ujë, megjithëse ishte një fitore pasi kur ndërpreu sfidën, ajo kishte përballë saj brigjet shqiptare.
Eva Buzo ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku zbuloi se tani është shumë mirë, vetëm i kanë ngelur disa shenja nga pickimet. Ajo gjithashtu tregoi edhe të papriturat që i kishin ndodhur gjatë natës teksa notonte.
Por jo vetëm kaq, pasi Eva tregoi sesi ky sport e përmirëson në profesionin e saj si avokate e suksesshme.
“Nuk kam frikëra në oqean, nuk kam frikë nga peshkaqenët, nuk janë në oqean për të parë ty. Nuk më pëlqejnë pickimet por nuk kam frikë, mendoj se momenti që u shqetësova gjatë notimit ishte kur po ënjtesha dhe nuk kishim një doktor. Unë jam rritur me frymë shqiptare. Shpesh më pyesin “Buzo”, nga je, dhe them nga Shqipëria, gjyshi im është nga Shqipëria. Noti më përmirëson në punën time si avokate, më shumë sesa më pengon. Ka të bëjë me fitoret e vogla dhe rëndësinë e tyre. Kur pash bregdetin shqiptar, thash Eva t’i mund t’ja dalësh, forca”, u shpreh Eva në studion e “Wake Up”.